Të hënën me datën 27.02.2023 në Bruksel, Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuqiq do t’i ofrohet Plani franko-gjerman me mesazhin diplomatik; “merre ose leje”.
Prandaj, nuk do të ketë;
– Bisedime në mes Kurtit e Vuqiqit
– Njohje de jure nga Serbia
– Asociacion të komunave me shumë serbe
– Nuk do të ketë marrëveshje
– Nuk do të ketë nënshkrime nga Kurti dhe Vuqiq sepse Planet nuk kërkojnë nënshkrime të palëve sikurse marrëveshjet.
Do të ketë ;
– Pajtim verbal në mes Kurti dhe Vuqiqit.
– Deklaratë të përbashkët e ndërmjetësuesit të BE-s, Kurtit dhe Vuqiqit për Planin.
– Fotografi dhe konferencë të përbashkët për media.
Epilogu:
ShBA dhe BE; E humbin një momentum për të arritur njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.
Serbia; Nuk e fiton Asociacionin e komunave me shumë serbe me kompetenca ekzekutive por e shmang njohjen de jure të Kosovës edhe për një kohë të pa caktuar.
Kosova; Nuk arrin të fitoj njohjen de jure nga Serbia por arrin që ta shmang asociacionin e komunave me shumë serbe edhe për një kohë të pacaktuar.
Rezultati i përfundimit të luftës Rusi-Ukrahin do të jetë përcaktues për të ardhmen e marrëdhënjeve në mes Kosovës e Serbisë, nga fakti se ,Serbia e ka lidhur fatin e njohjes de jure ose të mos njohjes së Republikës së Kosovës me përfundimin e luftês Rusi-Ukrahin.
Ymret Reshiti
25.02.2023