Eksperti i Evropës Juglindore, Manuel Sarrazin i ngarkuar i posaçëm i Qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, ka folur për Dojçe Vele, lidhur me shanset e integrimit evropian të rajonit të Ballkanit por edhe për rreziqet aktuale. Ai thotë se Plani franko-gjerman parasheh që të dy vendet fqinje nuk do e njohin njëra-tjetrën formalisht, por do të pranojnë ekzistencën e dyanshme dhe kështu të startojnë një proces të normalizimit, si ai mes Gjermanisë Federale dhe Republikës Demokratike të Gjermanisë së mbi bazën e marrëveshjes së vitit 1972. Serbia dihet që e refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008. Propozimi evropian që bazohet në iniciativën gjermane dhe franceze është në gjendje të zgjidhë një pjesë të madhe të problemeve mes dy vendeve. Ai do të hapë rrugën për integrimin rajonal në BE. Pranimi i këtij plani është një hap thelbësor për të dyja vendet në drejtim të BE, por nuk do të zgjidhë të gjitha problemet, veçse do të hapte një shteg pozitiv, që më në fund për Serbinë dhe Kosovën t’ia vlejë qasja konstruktive. Po ashtu ky plan do të thjeshtonte shumë çështje të bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik, tha eksperti i Evropës Juglindore, Manuel Sarrazin.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …