Kryeministri, Edi Rama, në takimin e dy qeverive, foli lidhur me marrëveshjen me Malin e Zi për ndërtimin e urës mbi lumin Bunë

Kryeministri i Shqipërisë  Edi Rama, në takimin e dy qeverive  ka folur për marrëveshjen me Malin e Zi për ndërtimin e urës mbi lumin Bunë që do të bëjë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit, vetëm 300 metra. Ai tregoi se projekti do të bëhet me fonde të përbashkët. Plani është i domosdoshëm për të jetësuar me një ritëm më të shpejtë të gjithë ato që janë parime dhe kërkesa që burojnë nga procesi i Berlinit. Kaq e thjeshtë është kjo dhe natyrisht që edhe në këtë samit të radhës pasi japim dakordësinë edhe të tjerët, do të ftohen të gjithë që të jenë pjesë. Janë 2 nisma që kanë nevojë për njëra-tjetrën. Më vjen shumë mirë që sot kemi firmosur një marrëveshje shumë të rëndësishme për jetësimin e vizioneve dhe planeve që është ndërtimi i urës mbi Bunë, e cila do e kthejë distancën mes Malit të Zi dhe Shqipërisë në 300 metra nga dhjetëra kilometra. Projektin e kemi zbatuar me fondet tona, tani me fonde të përbashkëta do bëjmë dhe urën, ka saktësuar Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …