Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alisia Kearns ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka pyetur përfaqësuesit e Gjermanisë, Fancës dhe Italisë se pse po kërkojnë të rrënjosin një territorialitet entik në Kosovë. Reagim i diplomates angleze erdhi pas një komenti që kishte bërë, Jakub Bielamovic, njohës i zhvillimeve politike për Ballkanin Perëndimor, i cili konstatoi se letra e përbashkët e zyrtarëve të Italisë, Gjermanisë e Francës, që i kërkon Kosovës ta themelojë Asociacionin “plotësisht dhe pakushte”, është presion për ndarjen de facto të Kosovës. Kryetarja angleze e Komisionit për Politikë të Jashtme ka deklaruar javë më parë se Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e “Republikës Serbe” në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …