Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti nuk ka mandat që ta themelojë Asociacionin pasi me themelimin e tij ai do të shkelë mbi vullnetin e qytetarëve që e kanë votuar atë. Ajo që mund të shihet edhe nga ilustrimi mbrapa besoj se është e vërteta totale e asaj që ka ndodhur me dialogun Kosovës-Serbi. Qendra e marrëveshjes që sot do të pranohet është Asociacioni. Të gjitha tensionet në veri të Kosovës kanë qenë tensione për të arritur deri te Asociacioni që është shiumë i dëmshëm për Kosovën. Sot Kurti e pranon marrëveshjen në të cilën në qendër e ka Asociacionin dhe qytetarët e deputetët nuk e dinë me saktësi se cila është ajo marrëveshje. Gjatë gjithë kohës është dukur se Kurti dhe Vuçiqi janë në një konflikt, derisa në Bruksel kanë ndodhur marrëveshjet. Albin Kurti nuk ka mandat për ta themeluar Asociacionin. Nuk mundesh një ditë ta festosh ditëlindjen e Astrit Deharit, e pastaj të shkosh në Bruksel e ta shkelësh kauzën, për të cilën ai ka vdekur.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …