Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell, bëri të ditur se ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq me marrëveshjen që të mos diskutohet më mbi propozimin evropian. Ai ka thënë se së shpejti, përmbajtja e propozimit do të publikohet për publikun. “Të dy liderët kanë treguar sjellje të përgjegjshme. Jam i gëzuar të lajmëroj që Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që jo më shumë diskutime janë të nevojshme për propozimin evropian, i cili ka titullin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Le të kuptohet se Kurti e Vuciq e kanë pranuar përfundimisht planin franko gjerman. Teksti i propozimit do të publikohet shumë shpejt”, ka deklaruar Borrell në një konferencë për media. “Fokusi i takimit ka qenë që të diskutohet propozimi i BE-së për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është një zhvillim i madh sepse nga vera e kaluar jemi përfshirë në menaxhime krizash, me fokus vetëm në kriza, nga kriza në kriza, duke tentuar që t’i kontrollojmë krizat në terren. Ne tani po kërkojmë një zgjidhje të qëndrueshme. Ky propozim, i Bashkimit Evropian, është i miratuar nga Këshilli i Evropës dhe që nga atëherë ne jemi angazhuar në një diplomaci intensive. Kjo marrëveshje është për qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës, jo për Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Borrell.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova siguron kuota për kadetët e saj në Akademinë e Forcave Ajrore të Katarit
Gjatë vizitës në Katar, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, zhvilloi takime të rëndësishme, ndër të …