Pas përfundimit të takimit, në Bruksel, midis krerëve të Kosovës dhe Serbisë, shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i ka konsideruar politikanë të përgjegjshëm Kurtin dhe Vuçiçin. Jam i gëzuar të lajmëroj ata të dy janë pajtuar që jo më shumë diskutime janë të nevojshme për propozimin evropian, i cili ka titullin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Le të kuptohet se Kurti e Vuçiç e kanë pranuar përfundimisht planin franko gjerman. Teksti i propozimit do të publikohet shumë shpejt. Fokusi i takimit ka qenë që të diskutohet propozimi i BE-së për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është një zhvillim i madh sepse nga vera e kaluar jemi përfshirë në menaxhime krizash, me fokus vetëm në kriza, nga kriza në kriza, duke tentuar që t’i kontrollojmë krizat në terren. Ne tani po kërkojmë një zgjidhje të qëndrueshme. Ky propozim, i Bashkimit Evropian, është i miratuar nga Këshilli i Evropës. Borell shtoi se se nga mesi apo fundi i marsit do të mbyllin tërësisht procesin.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …