Kuvendi i Komunës së Ferizajt,  miratoi planin dhe orarin e mbledhjeve për këtë vit

Këtë të martë, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjen e dytë të kuvendit. Në këtë mbledhje është aprovuar plani vjetor i punës  së Kuvendit, si dhe u bë edhe përcaktimi i orarit te mbledhjeve. Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Dr. Kemajl Emini ka dhënë propozim – vendimin për vënien në konsultim publik të Projekt- Programit Trevjeçar të Banimit 2023-2025. Po ashtu drejtori Emini ka bërë edhe propozim-vendimin për miratim të Statutit të QKMF-së, ku për këtë pati diskutime të shumta nga anëtarët e Kuvendit, dhe në fund vetëm 10 anëtarë ë votuan pro, 23 kundër dhe 2 abstenuan. Në këtë mbledhje është bërë edhe  propozim-vendimin për formimin e Komisionit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pjesëve të ngastrave kadastrale në pronësi të Komunës për vendosjen e kioskave. Nga ekzekutivi komunal në këtë komision është caktuar Sabri Murseli, drejtor i Drejtorisë së pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Balton Dërguti, drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmi, ndërsa nga Kuvendi anëtarë do të jene Valon Aliu nga PDK-ja dhe Amir Rexhepi nga VV, ndërsa nga shoqëria civile Kenan Gashi. Po në këtë mbledhje janë votuar edhe anëtarët përzgjedhës për Komitetin Konsultativ për shërbime sociale për persona me aftësi të kufizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …