Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se liderët e Kosovës dhe Serbisë e kanë miratuar të hënën propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve. Ajo që u ra dakord në takim është se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme për përmbajtjen, për tekstin e propozimit dhe se do të punojmë me palët për zbatimin. Natyrisht, ne si BE do t’i ndihmojmë ata. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona lehtësuese. Ata e miratuan propozimin. Ata ranë dakord që nuk nevojiten diskutime të mëtejshme rreth dokumentit dhe se mund të kalojmë në fazën tjetër, ka thënë Stano në një konferencë të rregullt për media. Zëdhënësi i Brukselit, Peter Stano, ka përsëritur se diskutimet e mëtejshme për dokumentin evropian nuk janë më të nevojshme, dhe se tani po punohet për modalitetet e zbatimit të marrëveshjes. (ReL)
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …