leoni

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit

Mbahet mbledhja e ll – të e rregullt e Kuvendit të komunës së Deçanit, të cilën e kryesoi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF- së, drejtorë të drejtorive komunal dhe zyrtarë tjerë. Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i raportit analitik financiar për vitin 2022;

  3. Shqyrtimi i Propozim – Vendimit për bartje të hyrave vetanake nga viti paraprak 2022 në vitin aktual fiskal 2023;

  4. Shqyrtimi i Planit lokal të veprimit në mjedis – revidim;

  5. Shqyrtimi i Model Rregullores për taksat komunale;

  6. Shqyrtimi i planit për integritet – revidim;

  7. Shqyrtimi i Kërkesave të palëve drejtuar Asamblesë Komunale përmes Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë;

  8. Shqyrtimi i kërkesave;

  9. Të ndryshme.

Pas sugjerimeve për ndryshime në procesverbal, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar dhe mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës. Të gjitha pikët e kësaj mbledhje u shqyrtuan dhe miratuan përveç pikës 2 dhe 5 që u larguan nga rendi i ditës. Të pika e 7 – të, kaluan me shumicë votash kërkesat e qytetarëve, pritet vendimi nga organet qendrore ligjore. Mbledhja e ardhshme e Kuvendit do të mbahet muajin e ardhshëm.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …