Në Kukës, Komuna e Rahovecit, së bashku me partnerët e tjerë, Qarkun e Kukësit, Organizatën për Kërkime Urbane (URI), Shoqatën për Pastërti dhe Ambient të Kosovës (PAMKOS), zhvilluan takimin informues për aktivitetet e parapara me Projektin BIODRINI. Ky takim u zhvillua me qëllim të informimit të qytetarëve dhe të akterëve të tjerë pjesëmarrës, rreth aktiviteteve që kanë përfunduar tashmë dhe aktiviteteve të tjera, të cilat do të implementohen në vijim, rezultatet, mënyrën e zbatimit, përfitimet dhe dobitë ekonomike dhe sociale qe i sjell ky projekt Qarkut te Kukësit nga ana e kufirit të Shqipërisë dhe Komunës së Rahovecit nga ana e kufirit të Kosovës. Gjatë takimit, të pranishmit shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit në përgjithësi si dhe të cilësisë së ujit të lumit Drin.