U  mbajt mbledhja  e –II- të e  rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2023

U  mbajt mbledhja  e –II- (dytë) e  rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2023. Mbledhjen e udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, ku pas debatit për pikën jashtë rendit të ditës, anëtarët e kuvendit me plotësim- ndryshime e miratuan rendin e punës për këtë seancë të rregullt.Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u miratuan raporte të drejtorive, plane të punës së njësive si dhe raporte pune të komiteteve dhe komisioneve dhe në fund u miratuan kërkesat e qytetarëve të cilat kishin të bëjnë për çështje shëndetësore si dhe një kërkesë për kompensim të fermerit i cili pësoi dëme nga erërat dhe vërshimet. Këto pika u diskutuan dhe u miratuan gjatë kësaj mbledhje. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e rregullt, datë: 30.01.2023. Shqyrtimi i Raportit të DKA-së, për përfundimin e gjysmë-vjetorit të parë të vitit shkollor 2022/2023. Shqyrtimi i Planit të punës së Zyrës së Auditorit të Brendshëm për vitin 2023. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së Komitetit për  shëndetësi, mirëqenie sociale dhe persona me aftësi të veçanta, për gjashtë mujorin e dytë për vitin 2022. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës së Komitetit për arsim, kulturë, rini dhe sport për vitin 2023. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës të Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidë, Veteranë të luftës së UÇK-së, si dhe Martirë të luftës, për vitin 2022. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës së Komisionit Komunal të Aksionarëve, për ndërmarrjen publike “EKO-Regjioni” SH.A Prizren, njësia në Malishevë për vitin 2023. Plani i punës për Komitetit për Komunitete, si dhe  shtatë kërkesa të  qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa rekomandoi për kuvend projekt buxhetin për vitin 2025

Drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, sot është mbajtur mbledhja …