Emisari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka komentuar për herë të parë çështjen MecGonigal dhe me këtë rast ka deklaruar se marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë nuk janë cenuar aspak. Në një kohë kur opozita e Sali Berishës pretendon ka pasur një krisje të raporteve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, e me këtë justifikim ka thirrur edhe protestë, zyrtari i lartë ame rikan konfirmon se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. Ai ka thënë se “Shqipëria është aleate e NATO-s dhe pjesë e Këshillit të Sigurimit, çështja MC Gonigal, nuk e ka dëmtuar aspak marrëdhënien tonë të mirë me Shqipërinë. Shqipëria na ka ndihmuar shumë përgjatë Këshillit të sigurimit. Megjithatë nuk dua të komentoj shumë McGonigal pasi është çështje që i takon FBI-së. Departamenti i Shtetit nuk është pjesë e atyre hetimeve”, tha Escobar, në një bashkëbisedim virtual me gazetarë. Për këtë çështje, opozita, kësaj here e bashkuar, ka thirrur në një mocion me debat pa limit kryeministrin Edi Rama. Në vazhdën e akuzave, Sali Berisha e ka përfshirë në skandal edhe vetë Escobarin dhe ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Kryeministri Edi Rama ka mohuar të gjitha akuzat në drejtim të tij, duke thënë se janë të pabazuara në fakte.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …