Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim që duhet të zbatohet. Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët, ka thënë Escobar në një bisedë me gazetarë më 28 shkurt. I pyetur nëse Kosova ka afate për formim të Asociacionit, Escobar ka thënë se pyetja është se sa shpejt do të formohet. Besoj qe me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë Asociacionin. Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të fillojnë menjëherë”. Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të Brukselit, kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Por, Gjykata Kushtetuese ka gjetur se marrëveshja e fundit nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia insiston në themelimin e Asociacionit, por Qeveria e Kosovës e kundërshton një asociacionin njëetnik, që thotë se do të mund të krijonte një nivel të ri të pushtetit. Escobar shpreson që Kosova dhe Serbia do ta zbatojnë marrëveshjen, për të cilën kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt, në Bruksel.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …