Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se që nga dita e parë kur kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka dalë në fushatë dhe ka kërkuar votë nga qytetarët, në vazhdimësi marrëveshjet i ka konsideruar të dëmshme. Dihet kauza e tij deri sa ka qenë opozitar, Ai e ka protestuar dhunshëm kundër Asociacionit. Të gjithë liderët të cilët kanë udhëhequr dialogun, sipas Kurtit kanë qenë tradhtarë, kanë bërë tradhti kombëtare me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve dhe negocimin e tyre dhe pranimin në dialog dhe uljen me Serbinë në të njëjtën tavolinë, ka deklaruar Musliu-Shoshi. Tani kemi disa qëndrime që kanë qenë aq të kundërta me kryeministrin që e kemi sot, dhe unë e shoh më tragjike se kush është ai që po i implementon të gjitha këto marrëveshje.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …