Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami është deklaruar në lidhje me pagat të cilat dje i kanë marrë zyrtarët shtetërorë pas miratimit të Ligjit të Pagave. ka thënë se ministrave të qeverisë Kurti dje u kanë dalë pagat për rreth 400 euro më të larta, në krahasim me muajin janar. Ministrave të Kurtit dje u kanë dalë pagat e shkurtit, rreth 400 euro më të larta, në krahasim me muajin janar. Tani kanë filluar edhe të tallen me qytetarët. Ministrja, Rizvanolli paska thanë se janë kursyer 1 milion euro. Ku janë kursyer ato euro pasi të dhënat e KOSTT-it dhe ZRrE-së, e të cilat asnjëherë nuk i keni kontestuar thonë se vetëm shpenzimi i energjisë në katër komunat veriore, për vitin 2022 kapë shumën prej 63 milionë euro, ka saktësuar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …