Në fshatin Drobesh të Vitisë, kanë filluar punimet për shndërrimin e objektit të vjetër të ish- shkollës në çerdhe publike. Me këtë rast në përurimin e fillimit të punimeve i pranishëm ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit ne Viti Arta Ajeti, si dhe banorët e kësaj zone të cilët i mirëpritën këto punime.