Njoftojmë opinionin publik në lidhje me lajmin në disa portale se janë arrestuar dy zyrtarë të Postës së Kosovës në Rahovec. Ndërmarrja, me të marrë informatën për dyshime të mundshme në Zyrën Postare në Rahovec, ka autorizuar Inspektoratin Postar që të bëjë inspektim në atë zyrë dhe pas dyshimeve të bazuara është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e tyre ligjore. Rastet e tilla janë të papranueshme për Postën e Kosovës dhe i sigurojmë qytetarët se janë duke u ndërmarrë veprime konform ligjeve në fuqi dhe akteve të brendshme të ndërmarrjes për rastin në fjalë. Posta e Kosovës njofton qytetarët se të gjitha zyrat postare në të gjithë Kosovën janë duke ofruar shërbime, si dhe i inkurajojmë që të kryejnë shërbime me Postën e Kosovës. Mbetemi të përkushtuar si ndërmarrje që të ngrisim çdo ditë nivelin e shërbimeve, në mënyrë që konsumatorët tanë të mbeten sa më të kënaqur.