Hovenier tha se çështja e vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë është referencë për Asociacionin. Një pjesë e saj do të duhet të diskutohet në kontekst të planit të zbatimit. Por, gjithashtu do t’i referohesha nenit dhjetë, i cili flet se palët konfirmojnë detyrimin e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese”, ka thënë ai. Sërish mendoj se kjo çështja e nivelit të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë është referencë për Asociacionin, dhe, sërish, tashmë e kam shprehur në këtë intervistë, dhe, shumë herë, i kam shprehur pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara se kjo është pjesë e saj, se përparimi në çështjen e Asociacionit është pjesë e rëndësishme e zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe çka është më me rëndësi, deri në një masë edhe për Kosovën që e përmbush atë vizionin e përbashkët që e kemi si një shtet shumetnik, sovran e demokratik ka saktësuar Hovenier.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …