Natasha Kandiq: Vuçiq duhet të kërkojë falje publikisht dhe t'u drejtohet familjarëve të viktimave

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq ndërpret bashkëpunimin me organizatën që e themeloi vetë

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq ndërpret çdo bashkëpunim me organizatën. Kam kohë që nuk i ndaj të njëjtat vlera me Fondin për të Drejtën Humanitare. Vazhdoj me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë, ka njoftuar ajo. Natasha Kandiq themeloi organizatën joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare në vitin 1992 me qëllim të dokumentimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut që u kryen masivisht në të gjithë ish-Jugosllavinë, gjatë konflikteve të armatosura në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe më vonë në Kosovë, shkruan “Danas”. Dokumentacioni në të cilin ka punuar Fondi ka qenë i rëndësishëm për rastet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, siç është Foça qytet në Republikën serbe të Bosnjës, një rast kyç në ndjekjen penale të dhunës seksuale në luftë. Kur filloi lufta në Kosovë, Fondi hapi një zyrë në Prishtinë dhe mbeti edhe gjatë bombardimeve të NATO-s, duke raportuar nga Kosova. Pas përfundimit të luftërave, Fondi iu përkushtua drejtësisë tranzicionale, duke  zhvilluar një model të përfaqësimit të viktimave në gjyqet e krimeve të luftës para gjykatave vendase, duke u mundësuar familjeve të viktimave nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Kosova të vijnë dhe të shikojnë gjyqet në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …