Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas deklaratave të fundit të Sali Berishës për sikur thotë ai vendosje gjobash nga ana e ambasadores amerikane, Yuri Kim dhe nga i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Ecobar. Departamenti Amerikan i Shtetit i cilëson qesharake dhe të papërgjegjshme akuzat e Sali Berishës. Akuzat e njeriut që sanksionua nga Sekretari amerikan i Shtetit për korrupsion të theksuar, janë qesharake. Shtetet e Bashkuara janë qartësisht të përkushtuara ndaj demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit, theksohet në komunikatë. Ky qëndrim i Departamentit Amerikan të Shtetit vjen menjëherë pas akuzave publike nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili “i bëri thirrje” Kongresit Amerikan të hetojë veprimtarinë e Ambasadores Yuri Kim dhe të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Ecobar, me pretendimin se po vendosin gjoba njëjtë si Mec Gonigal”.