Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA: VLERËSIMI PËR ADEM DEMAÇIN NGA FOLEJA E QYQES I

As e para e as e fundit: Më 26 shkurt ishte ditëlindja e Frymëzuesit, Sakrifikuesit, Kuptimit për Liri, Çlirim dhe Bashkim Kombëtar, të Papërsëritshmit dhe të Amshueshmit Bacë Adem Demaçi që më shumë se 28 vjet, në llogoret e ish Jugosllavisë kreu në mënyrën më të ndershme detyrën që ia ka caktuar, me të lindur i Madhi Zot, të luftojë për liri të njerëzimit që ishin në robëri, në përgjithësi dhe për lirinë e shqiptarëve, popull i robëruar e që asnjëherë nuk e ndali përpjekjen dhe luftën për liri dhe bashkim kombëtar, pa pyetur për çmimin që duhej paguar dhe e pagoi. Për Bacën burgu nuk ishte vuajtje por ishte detyrë që vullnetarisht e zgjodhi dhe asjëherë nuk u ankua për “fatin e keq” duke e shndërruar në një ecje mësimi dhe lundrim drejt lirisë. Në të njëjtën kohë i kreu të gjitha shkollat, fakultetet dhe akademitë shkencore në kuadër të mundësive sikur që edukoi me atdhetarizëm qindra e dhjetëra mijëra atdhetarë, të dënuar politikë por edhe për vepra të tjera. Nga një familje e varfër materialisht por e pasur shpirtërisht që ajrin, ujin dhe ushqimin e kishin atdhedashurinë, i rritur pa Baba për t’u bërë Baba i të gjithë atdhetarëve, Adem Demaçi nuk kishte asnjë mëdyshje gjatë përcaktimit midis Nënës Nazife dhe Nënës Shqipëri duke u përcaktuar për Nënën e Përjetshme dhe të Përmotshme; Nënën Shqipëri, i bekuar nga Nëna që e rriti në kushte jashtëzakonisht të vështira, Nëna Nazife. Në kohën kur shqiptarët nuk guxonin të deklaroheshin si shqiptarë dhe kur Serbia ua kishte caktuar një atdhe tjetër, shkretëtirat e Anadollit në Turqi, Baca Adem, djalin e vetëm e emëroi Shqiptar kurse vajzën, gjithashtu të vetme, Abetare. Në kohë shumë të re e shkroi romanin kundër vëllavrasjes dhe shpërnguljes për Turqi, “Gjarpijt e Gjakut” që u bë abetare dhe Akademi për të gjithë ata që e gjakonin lirinë dhe bashkimin kombëtar, si qëllim dhe kuptim të jetës.  “Nuk është krim ai që e ngre këmbëzën e krimit por ai që e shtrinë dorën e pajtimit..” Çka mund t’i shtohet kësaj filozofie njerëzore, kombëtare, politike dhe morale sot, pas 100 vjetëve, 1000 e më shumë vjetëve, sa të ketë popuj, histori dhe përjetësi! Te ata me mendësi dhe kod gjenetik të përshtatur që robërinë ta konsiderojnë si liri për shkak të robërisë së gjatë por edhe përcaktimit personal, familjarë dhe shoqërorë, si zgjedhje e tyre shkaku i përfitimeve, në radhë të parë materiale por edhe mundësi të mbijetojnë dhe jetojnë në një “liri” të pajetueshme, personaliteti, si ai i Bacës Adem Demaçi, si rast unik dhe i papërsëritshën, në këtë botë dhe në botën e amshueshme, megjithatë janë një zile për ndërgjegjen e tyre të kalibruar sipas rregullave të robëruesit. Po ç’më shtyri të shkruaj pikërisht tani dhe për këtë temë?

Të mallëkuarit nga ligështitë e mendjes së krisur: Pikërisht kur përfundonin pregatitjet për festimin e ditëlindjes së Bacës Adem Demaçi që ishte marrë përsipër nga Nuhi Ahmeti, ish i burgosur politik, shok i pandarë deri në kalim në amshim të Bacës e që një pjesë të jetës e kishte kaluar në llogoret e ish-Jugosllavisë me Bacën, që besoj se nuk e ndërron me asgjë sikur edhe ne të tjerët që e patëm të njëjtin fat, një shok imi shumë i mirë më dërgoi një shkrim me shumë mllef dhe me koment  “shihe një idiot me emrin Pal Shtufi, sigurisht mercenar nga Shqipëria çka ka shkruar për Bacën Adem…”. E lexova shpejt dhe u pajtova pjesërisht me shokun sa i përket cilësimt ndërsa jo edhe gjeografisë për faktin se nuk ishte nga Shqipëria por nga rrethi i Prizrenit, kryeqytetit kulturor dhe historik i shqiptarëve, ku, aty – këtu gjendet edhe ndonjë horr, sikur edhe në vendet e tjera. Këtë shokun tim e ka mashtruar emri dhe mbiemri i këtij Pal Shtufi ndërsa unë pata lexuar më heret për të për madhërimin që i bënte presidentit të nënshtrimit dhe mënyres shpotitëse dhe përbuzëse ndaj luftës së të Lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës. Në paraqitjet mediatike veten e portretizonte si veprimtar të madh të çështjes kombëtare që nga viti 1980 kur qenka arrestuar si marksist – leninist, pa u dorëzuar asnjëherë përkundër rreziqeve të mëdha për jetën dhe sigurinë e Palit, tash të konvertuar si Apostuli Pal i çështjes kombëtare, Apostuli Pal Shtufi.  Madje, sipas historiografëve të shquar, kronistëve të kohës dhe burimeve të besuara arkivore, Pal Shtufi luftën më të madhe kundër regjimit të Serbisë e ka bërë në Zvicer gjatë periudhës 30 vjeçe, si ikanak, dhe se lufta e UÇK-së është e papërfillshme me luftën e Palit. Frymzimin, në vend që ta kishte marrë nga babai i tij, një atdhetar dhe nacionalist i bindur e që do ta bënte krenar, e mori nga presidenti historik i nënshtrimit, të cilin në një shkrim, me pak fjalë dhe shumë ligështi mundohet ta përballë me Vullkanin e Çështjes Kombëtare, Bacën Adem Demaçi duke e fyer në mënyrën më të poshtër të mundshme. Nuk më ka rënë në jetën time që brenda një shkrimi, as të një faqeje të ketë aq fyerje, aq të pavërteta, aq poshtërime ndaj një Vlere Njerëzore dhe Kombëtare, të përmasave globale siç është Ylli i Pashuar Ndriçues, Baca Adem Demaçi. Këso sulmesh nuk pati bërë as Eskadroni Politik për Pushkatim Njerëzor, Kombëtar dhe Politik që e kishte formuar LDK-JA, pjesa jugosllave dhe proserbe, që u aktivizua në vitet e ‘90-ta, pasi u lirua Baca Adem Demaçi nga dënimi i tretë prej më shumë se 28 vjetëve, me denoncimin dhe dëshminë e disave që e vizituan Bacën pas daljes nga burgu apo me spiunllëqet dhe dëshminë e parardhësve biologjikë të këtyre që e vizituan Bacën e që ishin pjesë e organizatës ilegale që udhëhiqej nga Baca Adem. Për t’i kursyer fëmijët e tyre, Baca Adem nuk doli botërisht por se la dëshmi të mjaftueshme.

Po çka tha Pali në shkrimin DEMAÇI vs RUGOVA: Për ta krijuar një mbulesë morale për një shkrim të poshtër, Pal Shtufi tha se e paska vizituar, bashkë me një mercenar tipik dhe klasik Bacën pasi qenka liruar nga burgu dhe se pas disa vizitave njohëse apo skanimi të porositur, krejt çka mbeti ishte respekti për patriotizmin dhe sakrificën e gjatë të tij, asgjë tjetër. E kush e thotë këtë, një ikanak dhe një frikacak, i frymëzuar nga presidenti historik i nënshtrimit dhe i ndikuar nga denoncuesit dhe dëshmitarët në proceset gjyqësore kundër Bacës Adem dhe patriotëve të tjerë. Një numër i vizitorëve që vizituan Bacën në atë kohë ishin si “Posta e Porositur” e shkruar nga një urryes i madh i Bacës e që nuk i mjaftonte të shkruaj kundër Bacës por para kamerave thoshte se: “se më mirë ka qenë që Adem  Demaçi të vdiste në burg..që shpërfaqte edhe dëshirën e krahut proserb dhe projugosllav të LDK-së..”. Shpresoj se Pal Shtrumfi të mos jetë i tillë.

Demaçi intelektual sipas Pal Shtumfit: Në përpjekje për ta ulur, deri në përbuzje intelektualisht Bacën Adem Demaçi, cilësimi i Palit është se niveli intelektual i Bacës është i një niveli të mësuesit të kohës për faktin se paska qenë i izoluar 28 vite dhe se në vitet e ‘90-ta paska qenë 30 vjet pas te tjerëve duke mos treguar kush janë të tjerët apo duke nënkuptuar me këtë presidentin historik të nënshtrimit dhe shpurën proserbe dhe projugosllave që e shoqëronin, deri në ikjen në shtetet perëndimore. Pal Shtrumfi thotë, në denoncimin e ulët ndaj Bacës se mosnjohja e gjuhëve të huaja, fryma politike e asaj Evrope dhe mangësitë intelektuale e gjymtonin Demaçin edhe si iluminist duke vazhduar se Pali lehtësisht paska vlerësuar nivelin intelektual të Bacës për të vazhduar se ky nivel qenka i një politikani të rëndomtë të kohës. Me Rugovën, thotë Pali, as që mund të krahasohej. E këtu edhe unë pajtohem me Palin; vetëm një i marrë, qëllimkeq, ndryshk njerëzor dhe moral i vë në një rrafsh Frymëzimin për Liri, Vetmohuesin për të Mirën e Përgjithshme që tërë jetën ia ka kushtuar luftës për liri me një udhëheqës shpirtëror të Palit që nuk ka qenë në gjendje ta prishë as tymin e duhanit  e lëre më diçka më tepër si psh. largimi i maces nga përsheshi. Adem Demaçi ka hyrë në burg si intelektual i formuar dhe një shkrimtar i jashtëzakonshëm. Edhe të mos bënte asgjë tjetër në jetë, vet fakti se ishte autor i “Gjarpijve të Gjakut” në kohën kur Gjarpijt e Gjakut nuk ishin vetëm okupatorët serbë dhe jugosllavë por edhe shumë shqiptarë që u shërbenin këtyre Gjarprinjve, si hardhuca dhe hijena e që edhe sot i gëzojnë gjitha të mirat, qoftë si mumie biologjike apo në trajtën e zgjatimeve politike te pasardhësve të tyre e që janë vendosur në të gjitha nivelet e pushtetit, mjafton që Adem Demaçi ta fitojë përjetësinë.  Gjarpijt e Gjakut ishin kushtrimi, himni, flamuri, alfabeti, oda dhe Akademia Kombëtare dhe Politike për të gjithë ata patriotë që e donin lirinë. Këtë e kishte shkruar mësuesi i kohës, intelektuali i nivelit nën mesatar dhe i gjymtuari intelektual sipas skanuesit të potencialit intelektual i shtytur nga kurreshtja shkencore apo asaj UDB – ore, në personalitetin e hulumtuesit – hetuesit, Pal Shtrumfit. Nëse dikush bëhet intelektual vetëm se ka qenë kursist i Kumrovcit apo që ka fituar tituj nga regjimi për t’i shërbyer regjimit dhe kundër popullit që i takon, Adem Demaçi nuk i takon kësaj kotille intelektuale. Ti, pal Shtrumfi as nuk mund të imagjinosh se sa ka lexuar Adem Demaçi, literaturë, romane, nga politika, ekonomia, filozofia etj. Bibliotekat e burgjeve në Jugosllavi kanë qenë mirë të furnizuara dhe njohësit e gjuhëve sllave kanë mundur të lexojnë thuaja të gjithë autorët më të njohur të botës të të gjitha profileve. Adem Demaçi e ka njohur mirë gjuhën serbokroate, turke, ka komunikuar dhe shkruar në gjuhën angleze sikur që ka komunikuar mjaftueshëm në gjuhën frenge. Kurse, këta intlektualët tuaj që paskan qenë 30 vjet para Bacës Adem janë shquar si denoncues, dëshmitarë, spiuj dhe terrorizues të popullit që i kanë takuar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …