Komuna e Vitisë fillon me vizita mjekësore të nxënësve vitias

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare nga kjo komunë,  ka filluar sot me programin e vizitave mjekësore në shkollat e komunës së Vitisë. Në vizitat e tilla mjekësore përfshihen kontrollat e 29  parametrave dhe kontrollat të detajuar dentare ku pritën të bëhen tek nxënësit e klasave të para, pesta dhe të nënta. Me këtë rast kontrolli i parë i këtij lloji për këtë vit në komunën e Vitisë, u bë në shkollën fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i kësaj komune Sokol Haliti me bashkëpunëtor.  Ai foli edhe për rëndësinë e këtij projekti. “Për ne është prioritet shëndeti i fëmijëve dhe nxënësve të komunës sonë, prandaj edhe sivjet kemi filluar programin e kontrolleve mjekësore për nxënësit e shkollave tona. Me këtë ne synojmë edhe të parandalojmë sëmundjet e ndryshme tek fëmijët dhe të ruajmë shëndetin e tyre”, u shpreh Haliti. Ndërkaq drejtoresha e QKMF-së, Dr. Vjollca Kadolli-Halili, ka bërë me dije se në kuadër të këtij programi do të kontrollohen mbi 1600 nxënës të kësaj komune dhe atë të klasave 1,5 dhe 9-të. Ajo tha se ky program është në kuadër të planit të punës së QKMF-së për këtë vit dhe potencoi se kontrallat tek nxënësit do të bëhen me pëlqimin e prindërit apo kujdestarit dhe atë duke respektuar anonimitetin  e nxënëseve. Ai falënderoj DKA-në, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, prindërit dhe kujdestarët që po mbështesin këtë program. Përndryshe në këtë aktivitet të pranishëm ishin edhe Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit dhe Merrushe Ahmeti, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti.

Ist möglicherweise ein Bild von 15 Personen, Personen, die stehen und Innenbereich

Kontrolloni gjithashtu

Kastarti ngushëllon familjen Krasniqi – Mazreku me rastin e ndarjes nga jeta të mësues Florentina Krasniqi-Mazreku

Kryetari i komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati ka ngushëlluar familjen Krasniqi – Mazreku me …