Në Debat Plus të RTV Dukagjinit, Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari thotë se gjaku i Astritit ka qenë i përdorshëm pasi është marrë nga instituti zviceran, por sipas saj ka qenë tronditëse humbja e gjakut nga IML. Këtë vit u dha lajmi se paskan humbur mostrat e gjakut. Unë them është vjedhur gjaku. Për mua personalisht kjo ka qenë vdekja e dytë për Astritin. Unë nuk e di si mund të konsiderohet ndryshe pos vdekje kur dikujt i vidhet gjaku. Xhemile Dehari thotë se detajet e humbjes së këtij gjaku kurrë nuk i ka mësuar, por ajo thotë se ka disa pikëpyetje. A thua është kontrolluar ai gjak që nga dërgimi në Zvicër? A është kthyer ai nga Zvicra? U tha se në laborator kanë qenë tre veta që kanë emër e mbiemër. Prokurori thonë se i ka marrë në pyetje, por ne nuk kemi info pasi nuk jemi takuar pothuajse kurrë me prokurorin”. Nëna e Astrit Deharit thotë se ka pritur dorëheqje morale edhe nga punëtorët tjerë të IML pas humbjes së mostrave. Edhe pas atyre që kanë ndodhur, ato punëtore kanë guxim të shkojnë e të punojnë në ato laboratore, deklaroi, Xhemile Dehari
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …