Lumir Abdixhiu

Lumir Abdixhiku: Kishte gjashtë kushte tash asnjë, kjo është përralla e mos ndryshimit të Albin Kurtit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë debatit për dialogun në Kuvend ka numëruar disa nga pikat, që sipas tij kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ndryshuar nga koha kur ka qenë në opozitë. Rrëfimi i orëve të vona shndërrohet në përrallë dhe tash pamë përrallën që Kurti ka ndryshuar. Nga ‘Jo negociata. Vetëvendosje’, nga kërkim falja para dialogut ka përfunduar në dialog pa kushte, nga ballafaqimi me të kaluarën, ka përfunduar në tejkalim të saj, nga njohja në qendër, në neutralitet. Kishte gjashtë kushte tash asnjë. Kjo është përralla e mosndryshimit. Nëse ndryshimi ka formë, duket kështu si Kurti. Thatë se jeni vetë. Jeni vetë sepse keni bërë përçarje, sepse jeni populist dhe mendjen e keni te votat”. Tani po thua “Jo ‘Zajednica’, po asociacioni”, ka thënë mes tjerash, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …