Gjylieta Mushkolaj: Lista serbe është dorë e zgjatur e Serbisë brenda institucioneve të Kosovës

Gjylieta Mushkolaj: Lista serbe është dorë e zgjatur e Serbisë brenda institucioneve të Kosovës

Ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gjylieta Mushkolaj ka thënë se pjesa më vështirë e marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, për Serbinë do të jetë pjesa e komisionit të përbashkët që do të monitorojë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu bëri të ditur, Mushkolaj gjatë intervistës dhënë për Telegrafi, ku ndër të tjera shtoi se Lista serbe është dorë e zgjatur e Serbisë brenda institucioneve të Kosovës. “Dje ne e kemi pas dhe një shkelje tjetër flagrante. Mos të harrojmë që ne në institucionet tona e kemi Listën serbe, dorën e zgjatur të Serbisë në institucionet tona brenda. Kemi toleruar që Vuçiqi thjesht ta shtrij dorën brenda institucioneve tona, t’i kryesojë që të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë, duke i diskriminuar dhe duke mos ia garantuaaar shteti jonë të drejtën e votës komunitetit serb këtu dhe fatmirësisht ne do t’i kemi tash zgjedhjet e lira”, ka vlerësuar ajo. Sipas saj, komunat shqiptare dhe komunat me shumicë serbe nuk kanë kompetenca të barabarta. Kompetencat e komunave me shumicë serbe janë jo vetëm të zgjeruara por edhe të ngritura në nivel më të lartë. Çdo bashkëpunim dhe çdo partneritet midis dy komunave ne e kemi ligjin që na e mundëson”, ka vlerësuar juristja.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …