Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është cituar të ketë deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk e dobëson funksionalitetin e shtetit të Kosovës. Qeveria duhet ta sheh si obligim dhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë e jo si kërcenim apo dënim. Sipas tij, janë 16 modele ekzistuese funksionale që mund të shihen si modele për të drejtat e minoriteteve, ndërsa ka thënë se të gjitha janë në përputhje me standardet evropiane. Po flasim me partnerët tanë për modele ekzistuese që po forcojnë funksionalitetin e shteteve dhe jo dobësimin, prandaj mendojmë se s’duhet të ketë frikë. Askush s’ka për interes të dobësojë funksionalitetin e Kosovës. Duhet ta shohim jo si kërcënim a dënim a kompromis, por obligim në njërën anë dhe duhet të shihet edhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës dhe definim të qartë të raporteve të Qeverisë së Serbisë me serbët e Kosovës sipas standardeve evropiane. Në fund ai ka përkujtuar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se Asociacioni mund të bëhet, por se duhet marrë parasysh gjetjet, të cilat duhet të definohen në dialog.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …