Kosova është zemra e atdheut të Serbisë thotë Patriarku serb, Porfirije, pasi u pranua statusi i veçantë i Kishës Serbe

Kosova është zemra e atdheut të Serbisë thotë Patriarku serb, Porfirije, pasi u pranua statusi i veçantë i Kishës Serbe

I pari Kishës Serbe, Patriarku Porfirije, ka dhënë një deklaratë trimëruese, pasi kryeministri Albin Kurti u zotua t’i jepte status të veçantë Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë përmes dakordimit dhe iniciativës për ta nënshkruar planin evropian. Porfirije pas lutjeve deklaroi se “Kosova është zemra e atdheut” të Serbisë, shkruan gazeta  Danas në Serbi. Askush nuk ka nevojë për Kishën për t’u dhënë mësim, për t’u shpjeguar atyre se çfarë është Kosova dhe si duhet të veprojë kisha brenda dhe rreth Kosovës, tha Porfirije. Deklaratat e tij trimëruese vijnë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi t’i jepte status Kishës Ortodokse në bazë të nenit 7 të planit evropian. Sipas Lajçakut, ishte Kurti ai që kërkonte me ngulm ta nënshkruante marrëveshjen të hënën, mirëpo ishin evropianët ata që e konsideruan si të parakohshme vendosjen e firmës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …