Rusia do të mbështesë çdo vendim që i përgjigjet Serbisë, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Llavrov

Sergej Lavrov: NATO-ja jashtëligjshëm bombardoi Serbinë, për të ndaluar makabritetet ndaj popullatës shqiptare në Kosovë

Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, në forumin për dialog “Raisina” në Nju Dehli të Indisë, akuzoi Perëndimin  se nuk i  ka mbajtur premtimet e dhëna ndaj Beogradit dhe Moskës. Konkretisht foli për marrëveshjen e Minskut dhe atë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. E njëjta gjë ka ndodhur me Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, siç ka ndodhur me ne: Serbia u mashtrua kur ishte puna për themelimin e Asociacionit, dhe Rusia u mashtrua edhe kur ishte fjala për dhënien e statusit special, për rusët në Ukrainë. Në të dyja rastet këtë e ka bërë Bashkimi Europian, pra Gjermania dhe Franca që e kanë përfaqësuar atë, si dhe përfaqësuesit e lartë, siç e kanë pranuar edhe vetë, nuk kanë planifikuar të zbatojnë marrëveshjet e Minskut, pra asnjëherë nuk kanë planifikuar të zbatojnë atë që u kanë premtuar serbëve në Kosovë”. Lavrov më tej akuzoi NATO-n se ka shkelur të gjitha angazhimet e saj të ndërmarra në vitin 1999, lidhur me zgjerimin e saj në lindje, për bombardimin e Serbisë për të ndaluar makabritetet ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. “Tani Scholz, Baerbock, Macron dhe të tjerët thonë se kjo është hera e parë që është shkelur statuti i OSBE-së. Ata nuk e mbajnë mend vitin 1999 kur u bombardua Serbia?”, tha Lavrov. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …