Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar marrëveshjen e pranuar nga kryeministri, Albin Kurti, në Bruksel

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar marrëveshjen e pranuar nga kryeministri, Albin Kurti, në Bruksel në bazë të Planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Abdixhiku, duke shprehur edhe njëherë qëndrimin e tij dhe të LDK-së lidhur me marrëveshjen e 27 shkurtit, e ka cilësuar si lëshimin më të madh dhe gabim historik në procesin e dialogut. “’Pa paragjykim ndaj statusit’ – kështu nisë marrëveshja e Kurtit me Vuçiç. Ky formulim, në preambulë, neutral ndaj statusit, është lëshimi më i madh i bërë ndonjëherë në procesin e dialogut. Është barazim i refuzimit serb ndaj pavarësisë me vet aktin e shpalljes së pavarësisë. Madje edhe marrëveshja e fusnotës kishte referencë interpretimin e GJND-së ndaj pavarësisë sonë. Ky është një gabim historik. Ne pritëm një marrëveshje për njohje, ky na solli një që i vë dykuptimësi statusit politik të vendit tonë”, ka thënë  Abdixhiku, në Gjilan, në kuadër të ciklit debutues e diskutues “LDK ju dëgjon”, si dhe me rastin e 33 vjetorit të themelimit të LDK-së. Ai po ashtu tha se “kryeministri nuk ka folur asnjëherë për kapërcimin e trashëgimisë mbi të kaluarën. Ka folur gjithnjë për ballafaqimin e Serbisë me të kaluarën, por tashmë në këtë dokument ai pajtohet të tejkalojë trashëgiminë e së kaluarës”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …