25 vite më parë, ushtria dhe policia e Serbisë nisën sulmin e ashpër të armatosur kundër familjes Jashari në Prekaz, familje në të cilën kishte lindur Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila udhëhiqej nga Adem Shaban Jashari. Sulmi kishte nisur në orët e hershme të mëngjesit, të 5 marsit ( e enjte ) të vitit 1998, pas një rrethimi të hekurt që kishin vërë me shpejtësi me makinerinë vrastare, rreth e përqark shtëpisë dhe lagjes ku kishte lindur dhe rritur Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Edhe mbrojtja ishte stoike. Kundër sulmit të forcave të shumta ushtarake e policore të Serbisë, po rezistonte lagjja Jashari, e ndihmuar nga luftëtar të lirisë, që po udhëhiqeshin nga komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, babai i tij, Shaban Jashari, vëllau, Hamzë Jashari dhe nga të gjithë anëtarët e tjerë të kësaj familje, farefis, bashkëfshatar, e luftëtar të tjerë të lirisë. Luftimet titanike që përkujtonin tregimet biblike mbi betejën e Goliatit kundër Davudit, zgjasin për tri ditë me radhë. Gjatë këtyre luftimeve të ashpra e të pabarabarta, bien në fushën e nderit, komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, babai i tij, Shaban Jashari, vëlla, Hamzë Jashari dhe 19 anëtar të kësaj familje, si dhe dhjetëra të tjerë që ju kishin bashkangjitur luftës së tyre heroike për liri. Lufta dhe rënia e tyre heroike, kishte frymëzuar mijëra të tjerë shqiptar liridashës, nga të gjitha trojet etnike për të ju bashkangjitur luftës çlirimtare, e cila kishte nisur në Prekazin kryengritës që shtrihej në rajonin e Drenicës, krahinë e shquar gjatë gjithë historisë për kryengritje të armatosura në luftërat për çlirim e bashkim kombëtar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …