Arifi: Plani franko-gjerman, thikë pas shpine për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka vlerësuar se plani franko-gjerman për normalizmin e marëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është thikë pas shpine për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës. Ai ka theksuar se në këtë planë, ta pranuar nga Qeveria Kurti, askund nuk përmenden shqiptarët e tri komunave të Kosovës Lindore, Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Plani franko-gjerman, në mbështetje edhe të Kurtit, sepse ata në parim e kanë pranuar, Kurti e ka pranuar, është një thikë pas shpine për shqiptarët e Luginës së Preshevës, por është edhe një thikë pas shpine për çdo votues të Albin Kurtit. Në planin franko-gjerman, ësht cekur një vetë qeverisje e minoritetit serb. Në kontekst, është thikë pas shpine për çdo votues dhe simpatizanti të Vetëvendosjes. Kurse për ne, në planin franko-gjerman nuk jemi cekur fare, nuk është cekur reciprociteti, për të cilën më së shumti ka folur Kurti. Jemi të tradhtuar” ka theksuar për  euronews albania, kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …