Mijëra qytetarë liridashës anekënd trojeve etnike e më gjerë po vizitojnë Prekazin, vendlindjen e Adem Jasharit dhe tëUÇK-së

Mijëra qytetarë liridashës, anekënd trojeve etnike dhe anekënd botës po vizitojnë Prekazin, vendlindjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata kanë deklaruar se ky vend i mbush krenari dhe dashuri për komb e atdhe dhe ju sjellë ndjenja të papërshkrueshme. Liridashësi i kombit e atdheut, Meçan Zotaj, nga Mallakstra e Shqipërisë, që gjatë luftës çlirimtare iu kishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka deklaruar se çdo gjë që ne e bëjmë një përditshmëri është një zero në krahasim me kontributin madhështor të familjes Jashari dhe popullit të Kosovës në përgjithësi. “Çuditem se si politikanët vijnë dhe përulen këtu dhe mbas këtu shkojnë dhe  nënshkruajnë marrëveshje të dhimbshme me kriminelë, të cilët masakruan këtë familje!, ka theksuar luftëtari i lirisë, Meçan Zotaj. Një qytetar tjetër, Arben Kasa nga Maqedonia e Veriut ka deklaruar se për ta vizituar Prekazin dhe kujtuar epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të 5, 6 e 7 marsit, ai ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se qëndrimi në Prekaz, i fal emocione të papërshkrueshme, dhe se ndjenë që Prekazi është një vend i shenjtë që duhet të vizitohet nga të gjithë shqiptarët.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …