Në varrezat e Kompleksit Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan të Deçanit, dje iu dha lamtumira e fundit, ish-luftëtarit të UÇK-së, Agron Haradinaj, vëllait të ish-nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, të cilit Gjykata Speciale e cila nuk pranoi që ai të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit. Gjykata, përmes një video-lidhje ia mundësoi Nasim Haradinajt ta ndiqte ceremoninë e varrimit të vëllait të tij, Agronit, i cili ka vdekur tri ditë më parë. E pyetur nga gazetarët për këtë veprim të ngurtë zëdhënësja e Gjykatës Special, Angela Griep tha lejohen vetëm rase që kanë arsye bindëse humanitare., ndërsa nuk konsiderohet humanizëm pjesëmarrja e vëllait në varrim të vëllait të tij. Ish-luftëtari, Agron Haradinaj ka vdekur të enjten pas përballjes me një sëmundje të rëndë shëndetësore.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …