Kryetari i Turqisë Erdogan, premtoi mbështetje për Kosovën në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, në BE e në NATO

Kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdoan

Kryeministri Kurti, përmes një bisede telefonike  i shprehu edhe njëherë ngushëllime kryetarit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, e përmes tij, familjarëve të viktimave të tërmetit dhe mbarë popullit të Turqisë. Ai e  falënderoi kryetarin  Erdoğan, veçmas  për mikpritjen zemërgjerë në Stamboll me datën 3 shkurt. Kryeministri Kurti tha se Kosova është vend jo i madh por me zemër të madhe, që ka dëshmuar bujari ndaj të gjithëve në ditët e tyre të vështira, së fundi edhe ndaj ukrainasve e afganëve. Kosova është dhe gjithmonë do të vazhdojë të qëndrojë pranë shteteve mike në ditët e tyre të vështira, posaçërisht pranë Turqisë, theksoi Kurti. Kryetari i Turqisë Erdoğan falënderoi kryeministrin Kurti për solidarizim të plotë me shtetin dhe popullin Turqisë, e cila po kalon fatkeqësinë më të rëndë në këtë shekull. U bisedua edhe për takimin e fundit në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Erdoğan përshëndeti rezultatin e arritur, duke shprehur mbështetjen e tij kryeministrit Kurti dhe gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën në këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …