Avdullah Hoti thotë se formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të determinoj paqe dhe siguri në rajon

Hoti: Dyfishimi i numrit të veteranëve rrezikon marrëveshjen me FMN-në

Numri prej 46 mijë e 230 veteranëve, mund ta rrezikojë marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ky numër që ka tejkaluar parashikimet e qeveritarëve ka dalë nga Komisioni Qeveritar i formuar enkas për të verifikuar statusin e pjesëmarrësve në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se nuk e di se si mund të përballohet kostoja e këtij numri kaq të lartë. Ai  në një intervistë për KosovaPress tha se ky numër i veteranëve që ka dalë nga Komisioni qeveritar dhe i miratuar dje nga Qeveria mund ta rrezikojë marrëveshjen me FMN-në. Ai  ka sqaruar  se deri në maj paga kanë marrë mbi 23 veteranë, por sipas tij, janë edhe dy-tre mijë tjerë që kanë aplikuar për të marrë pensionin e që janë duke u procesuar aplikacionet e tyre. Ai tha se kanë qenë të përgatitur për 12 deri 13 mijë që mund të paguhen. “Ky numër i veteranëve ka dal jashtë çdo parashikimi që ne e kemi marrë fillimisht nga Komisioni për Verifikimin e Statusit të Veteranëve në gusht-shtator të vitit të kaluar. Atëherë kur jemi dakorduar që të fillojmë pagesën e këtyre, vlerësimet kanë qenë se nuk mund të shkojmë te një numër që nuk kalon 12-13 mijë maksimumi, ndërkaq në maj, para disa dite ne kemi paguar mbi 23 mijë veta”, theksoi Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …