Ruzhdi JASHARI : 7 Marsi DITA E MËSUESIT II

TERRORI E DHUNA MBI SHKOLLËN E KULTURËN SHQIPE, NË SHIFRA E FAKTE.

–        Sipas DW, Fokus për Ballkanin, “Krimi dhe dënimi: Fakto grafia e luftës në Kosovë, duke cituar Human Right Watch, sipas vlerësimit të dëmeve nga Kombet e Bashkuara, nga 649 shkolla në Kosovë, më shumë se një e pesta e shkollave janë dëmtuar rëndë, dhe më shumë se 60% janë shkatërruar plotësisht[12]Përderisa, sipas këtij raporti, kemi 46.41 %, shtëpi të shkatërruara nga Serbia, nga numri total i shtëpive sa ishin në Kosovë, para lufte.

–        Krahasuar me përqindjen e shkatërrimit të shtëpive, del se  Serbia 14% më shumë ka bërë krim mbi shkollën shqipe.

Sipas botimeve të Agjencisë së Arkivave të Kosovës, promovuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, 15 maj 2013, Tiranë, “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998 – 1999”, “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë, 1998-1999)[13]

–        Në Kosovë janë vrarë e masakruar, gjithsejtë 1.688 fëmijë.

–        Mbi moshën 5 vjeçare, deri në moshën 18 vjeçare 1392. 

–        Del se, rreth 90 % ishin nxënës që nga foshnjoret, shkollat fillore dhe ato te mesme.

–        Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358

–        Zyra të vendit: 71

–        Shtëpi kulture: 30

–        Biblioteka publike dhe shkollore: 93

–        Objekte shëndetësore: 123

–        Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215

–        Kisha katolike: 5

–        Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101.

 

                                       KONKLUZIONE

–        Fati i shkollës shqipe ishte i lidhur ngushtë me fatin e popullit dhe të ardhmes së tij.

–        Shkëndijat e lirisë, për Kosovën po vinin nga shkolla shqipe, sikurse “shtypja e eshkës në unur dhe çakmak”.

–        U keqtrajtuan, u burgosen, u vranë, u morën në biseda informative, u përjashtuan nga puna, u përjashtuan nga bankat shkollore; qindra e mijëra arsimtare, nxënës e student.

–        Liria e jonë po vinte nga një “drejtimi strategjik i një lufte të madhe të një populli të vogël”, pikërisht nga bankat shkollore dhe dyert e universitetit të Kosovës. Vetëflijimi për liri, dhe e tërë energjia e brezit të rij ishte e veshur me petkun e unifikuar për çlirim.

–        Nuk u shënua asnjë shkollë, arsimtare, fakultet ent shkollorë, apo institucion, që taket pranuar nënshtrimin, për të pranuar plan programet serbe, të masave të dhunshme të Republikës së Serbisë.

–        Vitet `90 dhe `91, janë vitet më të rënda në historinë e shkollës shqipe në Kosovë. Këmbëngulësia e personelit arsimorë që të punojë me Plan Programe të Republikës së Kosovës, e shpallur me 2 korrik të vitit `90, trasoi rrugën orientuese të rezistencës së sistemit tonë arsimorë deri në shpërthim të luftës së UÇK-së më `98/`98.

–        Dy vite të konsolidimit vet anak të arsimit në rrethanat e reja, krijuan pikën mbështetëse të shumë asociacioneve, që do të formohen dhe punojnë pa ndërprerë, për mbajtjen e shkollës shqipe, si që ishin: KASH, LASH, KVF, KFK dhe KKF Komunale, SBASHK Këshilli i Prindërve, OSP, etj. Shumë parti politike, lëvizje, KMDLNJ, asociacione humanitare etj. me përkushtim përcillnin dhe mbështetnin punën e shkollës shqipe në forma të ndryshme.

–        E arritura e veçantë ishte, njohja e DIPLOMAVE të shkollave të mesme dhe të fakulteteve që njiheshin dhe notifikoheshin, në vendet e rëndësishme të Evropës, Gjermania dhe Zvicra.

–        Ushtria Çlirimtare e Kosovës bazament kryesor te mbështetjes, logjistikës dhe regrutimit, do ta ketë rinin studentore te universitetit dhe shkollave të mesme bashkë me personelin edukativo arsimor.

–        Ndërsa, gjatë vitit 98/99, të radhitur në UÇK, në frontet e luftës për lirinë e Kosovës, bien heroikisht shumë, dëshmorë nga radhët e studentëve, nxënësve dhe personelit arsimorë te t ‘gjitha nivelet a arsimit!

                                        

                                                POROSI E SUGJERIME

Por, tash në të sotmen!!!

Lind pyetja, sot ku është dhe si është gjendja e shkollës sonë shqipe?

Misioni i mësuesit po vritet çdo dite në hapësirën shqiptare. Duket sheshazi se, ai është shndërruar në plaçkë politike.

Dhe, misioni me prioritetet, duhet të jetë pa alternativë, i një i lëvizjes në lëvizje, që komplet misionin e mësuesit ta liroi nga prangat e ngufatjes politike.

Shqiptarëve në rajon e diasporë, u duhet një “Edgar Modrin”, me parime të shëndosha mbi edukimin. U duhet një shkollë e fortë. Na duhet shkolla kombëtare shqipe.

Sot, kemi shumë dijetarë, të teorive të reja, nga shkolla gjermane, ajo angleze, amerikane, franceze, daneze etj.

Është e domosdoshme, dhe pa vonesë, ta kemi SHKOLLËN TONË KOMBËTARE SHQIPE, llogaridhënëse dhe të përgjegjshme, me plan programe të hartuara, nga mendja e ndritur e dijetarëve dhe patriotëve tanë në Gadishullin Ilirik.

Nëpër të gjitha epokat e rrugëtimit tonë, deri te e sotmja;  Intelektualët, studentët, s` bashku me elitën e mësimdhënësve, ishin pjesa më sakrifikuese, ishin vula e ngjarjeve dhe epokave të mëdha, në kthesat tona historike, në të gjitha etapat e historisë.

Ne, duhet të lëvizim. Aty ku mungojnë idetë për veprim, aty ka kolapse të shteteve e shoqërive. ANDAJ ENERGJITË DUHET T`I NXJERRIM NGA SISTEMI ARSIMORË, PËR VEPRIM NË TEJKALIMIN E GJENDJES SË RËNDË SHOQERORE E SOCIALE. KOHA NUK PRET.

                                            

                                       Shenjat dhe Shkurtesat:

–        L.I.B. – Lufta e parë botërore,

–        L.II.B. – Lufta e dytë botërore,

–        MARS – Ministria e Arsimit e të Serbisë,

–        UDB-a – Organet e Brendshme të Sigurimit serb,

–        LKJ- Lidhja e Komunisteve të (ish) Jugosllavisë,

–        LKS – Lidhja e Komunistëve të Serbisë,

–        LKK – Lidhja e Komunisteve të Kosovës,

–        LKKK- Lidhja e Komunistëve të Komiteteve Komunale,

–        KMDLNJ – Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe t ‘Lirive të Njeriut,

–        UÇK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës,

–        OSP- Organizata e Studenteve të Pavarur,

–        KASH – Këshilli i Arsimtarëve Shqiptar,

–        LASH – Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar,

–        KVF – Këshilli i Vet Financimit,

–        KKF – Këshilli i Kosovës për Financim,

–        SBASHK – Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë,

–        KR – Kosova Republikë.

                                                Referencat

–        Agjencia e Arkivave te Kosovës, Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999, Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë, 1998-1999, https://www.forumishqiptar.com/threads/149502-Bilanci-zyrtar-Krimet-e-Serbisë-në-Kosovë-1998-1999-11-840-të-vrarë, shikuar më 12.12.2022, ora 17.00h.

–        Tim Juda; Kosova dhe Hakmarrja.

–        Ruzhdi Jashari, Dosje dhe Dëshmi e Dokumenteve Sekrete, Planifikim i Gjenocidit, Krimit te Organazuar dhe Spastrimit Etnik, Sfidë për Drejtësinë Ndërkombëtare, f.99, dok.nr28.

–        New York Time, artikulli për demonstratat studentore të, 1 tetorit `97.

–        DW Fokus, për Ballkanin, https://www.dw.com/sq/krimi-dhe-dënimi-faktografia-e-luftës-së-kosovës/a-56062226, shikuar më 12.12.2022, ora 19.00h.

–        http://www.yurope.com/nasa-borba/arhiva/Apr98/0504/0504_9.HTM., shikuar më 13.12.2022, ora 18.00h.

–        Olga Nikoliq, Borba, 5 prill 1997.

–        www.zemrashqiptare.net/news/52895/adil-fetahu-rektori-famekeq-radivoje-papoviq.html., shikuar më 13.12.2022, ora 18.00h.

–        https://www.bing.com/search?q=Shtepit+shkolla+ne+Kosove&

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …