Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, duhet të kuptojë se ai nuk do të triumfojë në Ukrainë dhe se tërheqja e trupave të tij është e nevojshme, përpara se të zhvillohen bisedimet e paqes, kështu është cituar të ketë thënë kancelari gjerman Olaf Scholz. Është e nevojshme që Putini të kuptojë se ai nuk do të ketë sukses me këtë pushtim dhe agresionin e tij imperialist dhe duhet t’i tërheqë trupat. I pyetur për një marrëveshje të mundshme për t’i dhënë fund luftës – ndoshta nga Ukraina duke pranuar se nuk do të rimarrë Krimenë ose pjesë të rajonit lindor të Donbasit – Scholz ka theksuar se vendimet mund të merren vetëm me përfshirjen e Kievit. Ne nuk do të marrim vendime në vend të tyre. Ne i mbështesim ata dhe ia bëmë me dije Ukrainës se ata mund të aplikojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …