Sali Berisha

Forumet e Sali Berishës struken te Ilir Meta e Vangjel Dule për zgjedhjet e 14 majit, pas humbjes së vulës në Apel

Në tryezën e PD-së, u hodhën dy opsione, por shumica mbështeti futjen në betejën e pranverës me koalicion. “Pati ide për koalicion dhe kandidatë të pavarur. Këshilli vendosi që do të hyjmë me koalicion”, tha Edi Paloka, deputet i Partisë Demokratike. Mbledhjet e fundjavës zyrtarizuan marrëveshjen e tretë politike mes Berishës dhe Metës, ku vula dhe sigla e partisë së tij por edhe Vangjel Dules do jenë çelësi për të regjistruar kandidatët e pjesës së PD-së të cilën e drejton Sali Berisha. Para regjistrimit të koalicionit, Berisha u përpoq të regjistrojë Partinë Demokratike i pari edhe pse të drejtën me vendim Apeli e ka grupimi Alibeaj, që do i drejtohet KQZ-së zyrtarisht. Pas gjyqit të vulës pala humbëse duhet t’i dorëzojë çelësat e partisë, Enkelejd Alibeajt por ai bashkë me Lulzim Bashën janë shpallur non-grata nga Sali Berisha. Pasi i morën partinë hakmarrja e Berishës pritet të jetë shpejt si fillim kundër  Lulzim Bashës,  për të cilin lajmëroi mbështetësit se ka në dorë të dhëna të reja për t’i rihapur procesin kundër tij  për larje parash. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …