Në komunën e Tuzit në Mal të Zi, dje u mbajtën zgjedhjet për pushtetin vendor

Në komunën e Tuzit në Mal të Zi, dje u mbajtën zgjedhjet për pushtetin vendor

Në komunën shqiptare të Tuzit në Mal të Zi, dje u mbajtën zgjedhjet për pushtetin vendor. Nik Gjeloshaj, kryetar aktual i Tuzit dhe drejtues i koalicionit “Forumi Shqiptar” ka marrë 18 mandate dhe zyrtarisht fiton të drejtën edhe për kryetarin e komunës së Tuzit. 30 vendvotime janë hapur dje që në orën 7:00 të mëngjesit dhe të drejtë vote kishin mbi 12.000 votues ndërsa pjesëmarrja në votime ishte 63.82%. Sipas përfaqësueseve të Komisionit Zgjedhor Komunal, ata u zhvilluan të qeta. Në përfundim të numërimit rezultoi një tjetër fitore historike e “Forumit Shqiptar”, i cili ka arritur të sigurojë 18 mandate në Kuvendin e Komunës së Tuzit, ose shumicë absolute. Në koalicionin “Forumi shqiptar” të udhëhequr nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, bëjnë pjesë edhe Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, Unioni Kombëtar Shqiptar dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …