Kryetari i PDK-së, thotë se sakrifica titanike e familjes Jashari, në Prekaz, i dha drejtim luftës së UÇK-së

Kryetari i PDK-së, thotë se sakrifica titanike e familjes Jashari, në Prekaz, i dha drejtim luftës së UÇK-së

Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, më  5. 6 dhe 7 Mars shënojmë ditët kur ka lindur liria e Kosovës dhe qytetarëve tonë, ka thënë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë vizitës në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz. Si çdo shqiptar tjetër e konsiderojmë obligim për të ardhur në Prekazin e lavdisë së familjes Jashari për të treguar respektin tonë të përjetshëm, vlerësimin e pafund të sakrificës së tyre titanike që i dha drejtim luftës së UÇK-së. Memli Krasniqi përmendi edhe mungesën e themeluesve të UÇK-së,  që gjenden në Hagë. “Në këto vitet e fundit e ndiejmë mungesën e themeluesve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e shokëve të tjerë. Në ditët e tilla duhet ta kujtojmë e vlerësojmë sakrificën e familjes Jashari, por edhe jetën që e ka dhënë secili dëshmor i UÇK-së, tha Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …