Kryetari Nura ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz, në përvjetorin e Epopesë së Lavdishme të UÇK-së

Për nder të 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, delegacioni i Komunës së Skenderajt në krye me kryetarin Fadil Nura, nënkryetarin Sami Lushtaku, invalidë, veteranë të luftës çlirimtare të Kosovës, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit Komunal të Skenderajt dhe një numër i madh i qytetarëve, kanë bërë sot homazhe te Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe pastaj bashkë me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, me kryetarë të disa komunave, deputetë e anëtarë të kryesisë së PDK-së, janë bërë nderime edhe në Kompleksin Përkujtimor Adem Jashari në Prekaz. Kryetari Nura e nënkryetari Lushtaku kanë vlerësuar lartë heroizmin e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të familjes Jashari, sakrifica e të cilëve është unike në historinë tonë. Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

 

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …