Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar Qeverinë që nuk vendosi flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për 25-vjetorin e Epopesë. Ajo ka thënë se asnjëherë nuk ishte vendosur logoja e UÇK-së. Musliu ndër të tjera u shpreh se “S’mund të vlerësohet sakrifica e Ukrainës nëse nuk vlerësohet lufta e Kosovës për liri”. “Me lloj ngjyra e flamuj shtetesh u ndriçua kjo ndërtesë e qeverisë por kurrë asnjëherë më logon e UÇK-së! Nuk mund ta ndërrojmë e vlerësojmë sakrificën e Ukrainës nëse nuk vlerësojmë e nuk e nderojmë luftën tonë për Liri!” ka shkruar në një postim të saj, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …