Partia Socialdemokrate dje ka vendosur para Qeverisë së Kosovës 205 mijë nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Me këtë rast, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti po e shkel me të dyja këmbët vullnetin e qytetarëve. Sipas tij, peticioni i shtrirë para shkallëve të qeverisë është rruga mbi të cilën ka shkelur Kurti me dakordimin e tij në Bruksel. “Mbi këtë rrugë eci dhe u ngrit. Nga po e njëjta do të rrëzohet, sepse vullneti i shprehur kundër asociacionit (2015) nuk e duron gjatë mohimin. Qeveria e Kosovës e ka braktisur vullnetin qytetar dhe atë dyfish. Njëherë duke braktisur peticionin me mbi 205 mijë nënshkrime të vitit 2015 dhe 2016 kundër marrëveshjeve me Serbinë, veçanërisht asaj që është për asociacionin dhe vullnetin e dytë atë të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021”, ka thënë Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …