Ylli Mece

YLLI MEÇE: PUSHKA E JASHARAJVE QËLLOI JO VETËM MBI SHOVINIZMIN SERB, POR DHE MBI ILUZIONISTËT E “FITORES ME RRUGË PAQËSORE”

Tashmë dihet se epopeja tre ditore e Jasharëve të Prekazit, ishte preludi që do të trondiste jo vetëm Serbinë por dhe krejt Kosovën, do të habiste dhe vet Evropën e cila si e përgjumur as nuk mund ta merrte me mënd dhe kurrë nuk do e besonte se prej një kulle e cila ishte shndërruar në një kështjellë heroike, do të ngrinte në alarm gjithë kancelaritë e saj madje dhe përtej Atlantikut

Dihet historikisht se trojet shqiptare kanë qenë objekt jo vetëm i lakmisë së fqinjëve, por shpesh duke i njohur këto lakmi dhe vet fuqitë e mëdha, janë futur në pazare te fshehta e të hapura, për të kënaqur dhe zgjeruar orekset shoviniste të tyre, mbi kurrizin e popullit shqiptar. Mbarimi i luftës ruso- turke do të finalizohej me traktatin e “Shen Stefanit”( 1878) traktat ky, që gjunjëzonte Turqinë por dhe pjesë të ish Perandorisë së saj, ku perfshihej dhe Shqipëria nga ku do tu ndaheshin shteteve sllave të Ballkanit duke zgjeruar Malin e zi, (Plave -Guci- Ulqin etj )Serbinë (Kosoven) dhe Bullgarinë (pjesen e Maqedonisë së sotme Ohrin Strugën Manastirin), pa folur këtu dhe për Konferncen e Ambasadoreve te Londres e cila konfirmoi dhe një herë egërsinë e saj ndaj çështjes shqiptare. Lufta e dytë botërore dhe pse ishte një luftë e cila në fazen e parë te saj filloi si një lufte agresive dhe pushtuese; në fazen e dytë ajo u kthye në luftë çlirimtare duke u bërë shpresë për popujt për të qenë të lirë e të pavarur dhe me të drejtën e tyre për vetvendosje.

Megjithëse ”Karta e Atlantikut” e kodifikonte këtë si një vendim të karakterit ndërkombëtar, përsëri po ato fuqi të mëdha do të vendosnin, që mbas përfundimit të luftës ,vendet, shtetet dhe nacionet do të ruanin po ato kufinj që kishin përpara lufte, që do të thosh kjo, se Kosova duhej t’i ngelej Jugosllavisë dhe pse Titua gjate lufte e kishte premtuar se Kosova do t’i bashkangjitej Shqipërisë sepse ishte territor i saj. Dredhia e Titos ishte me larg hedhje, ngaqe ai, jo që vetëm nuk do e jept Kosovën, por jashtë çdo parashikimi kishte projektuar dhe marrjen Shqipërisë në federaten e vet duke e bërë atë si republike te shtate te saj. Titua e dinte mirë se atdhetaret shqiptare të Kosovës aga pikëpamja nacionale kokën e kishin të kthyer nga Shqipëria. Kështu e me qëllim për mbjellur terror fill mbas lufte dhe për t’i mbajtur shqiptaret e gjithë këtyre trevave të nënshtruar në marsin e vitit 1945 ai organizoi dhe masakren e Tivarit, që është masakra më e madhe e organizuar kundër rinisë shqiptare gjate luftës së dytë botërore në trevat tona. Gjithësesi dhe pse nën Federaten jugosllave të “bashkim- vllazerimit”, shpirti kryengritës i shqiptarve te trojeve dardane mbeti i pa nenshtruar dhe pse në krye te tyre per qellime dhe konsum publik Titua zgjidhte dhe emëronte servilë dhe sahan lepirsa shqiptare te cilet i sherbenin me zell qe nga F. Hoxha S. Hasani e deri te A.Vllasi e I. Rugova. Kryengritjet e rinisë së Kosoves dhe demostratat masive te pranverës se viteve 80-të të shekullit të kaluar, zgjuan dhe ngritën në një shkallë më të lartë ndergjegjien kombetare duke tronditur seriozisht themelet artificiale të“bashkim vllazerimit”, për të ardhur në fillesat e viteve 90-të që përkojnë me tronditjen e themeleve të gjithë Federates jugosllave e cila po grryhej nga kontradiktat nacionale.

 Lufta sapo kishte filluar. Me radhe në Kroaci, Slloveni, Bosnjë filluan veprimet luftarake të këtyre popujve, për çlirim kombëtar, teksa Kosova nanurisej nga teoritë e “pacifizmit rugovian” për të ruajtur frymën revolucionare, por pa veprimtari luftarake dhe pa aksione revolucionare, duke i ardhur në ndihmë forcave represive te milicisë dhe paramilitarve të Serbisë

Edhe pse nën përndjekjen nga forcat represive te ushtrisë dhe milicisë Jugosllave si dhe nën trysninë e një propogande “rugoviste” kunder luftes çlirimtare , bijtë më të mirë të tokës shqiptare te Dardanisë krijuan embrionet e para luftarake nga ku promotor i tyre pa dyshim ishte e ngelet A. Jashari prej Prekazi.

Jasharajt, si shumë familje të tokës së Arbërit kishin kohë që përndiqshin nga forcat serbe por dhe ata milicë shqiptare, të cilët ishin kthyer në qen roje të shovinizmit te eger serb, madje ata (Jasharajt)përpara se të arrijmë te akti i tyre heroik me përmasat e një legjende, ishin përballur dhe me forcën e armëve duke patur të rënë nga të dyja palët.

Datat 5, 6 dhe 7 Mars të vitit 1998, brenda konakëve “Jasharaj”, që formonin një kompleks kullash ,përkojnë me një nga betejat jo të një individi, as të një familje, por të një fisi të tërë burra gra femije të gjithë nën armë e të rrethur. E rrallë, shumë e rrallë në histori. Një federate e tërë shovinizmi lufton me nje fis, por që në fakt brenda atij fisi, brenda asaj kulle ishte e tërë Kosova. Kulla e Jasharajve u bë simbol si kalaja e Krujes. Tre ditë e rrethuar, tre ditë beteje e përgjakëshme që do të trondiste nga themelet krej shovinizmin e Serbisë, luftë kjo që do rrënqethte dhe vet Evropën e alarmuar sepse Evropa nuk i do aspak luftërat çlirimtare. Ata ranë të gjithë, 56 burra gra e femije për të mos vdekur kurrë , përjashto Besianën e vogël e cila dhe kjo ,do të ngelej e vetmja dëshmitare e kullës e asaj lufte epopeje me përmasa epike, luftë kjo, që do të ngrinte në këmbë një popull të tërë, luftë kjo, që do të ngrinte në këmbë dhe ata që deri dje kishin shfaqur shenja pasigurie për luftën dhe fitoren.

Akti heroik i Jasharajve do të pasohej me dëshmorë të tjerë që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës duke derdhur gjakun për liri. Veç amaneti i tyre ende nuk është plotësuar mbi bazen e betimit të bërë për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë…dhe amanetin nuk tret dot as dheu , ndaj është e ngelet detyre e çdo gjenerate që amanetin e Jasharajve dhe gjithë dëshmorëve të tjerë të tokës së lashtë shqiptare të Dardanisë, ta çojmë në vend. Shqipëria kurrë nuk duhet të ndihet e qetë nëse nuk vendos në vend padrejtësitë historike që i janë bërë në shekuj dhe herë mbas here. Nuk jemi revanshistë e as ultranacionalitë të sëmurë, që të ngrejme lumturinë tonë mbi fatkeqësitë e popujve fqinjë, por kërkojmë të shërojmë plagët nacionale të Nënëmadhes Shqipëri. Lavdi për jetë e mot jetes dhe veprës së A.Jasharit dhe gjithe dëshmorëve “Jasharaj”. Lavdi gjithë heronjve dhe dëshmorëve të tokës arbërore të Dardanisë. Lavdi gjithë dëshmoreve te Kombit shqiptar !

Kontrolloni gjithashtu

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në këtë përvjetor të 8-të, të Televizionit Dielli, reflektojmë me krenari mbi një rrugëtim të …