Sonte me manifestimin, “Nata e Zjarreve” në Prekaz, përmbyllen aktivitetet treditore të manifestimit të Epopesë së UÇK-së. Në ditën e tretë të Epopesë, dhe e fundit, me 7 mars, duke filluar nga ora 18:00, fillon ndezja e flakadanëve në Kosovë, duke vazhduar me manifestimin “Nata e Zjarreve” në Prekaz që shënon edhe përmbylljen e manifestimit të Epopesë së UÇK-së. “Nata e Zjarreve’, do të mbahet edhe në Prishtinë. Ky është viti i dytë që Kryeqyteti e shënon Epopenë e UCK-së, për të vazhduar kështu traditën e përkujtimit të luftës dhe sakrificës së dëshmorëve e martirëve të rënë për liri”, njofton Komuna e Prishtinës.
Kontrolloni gjithashtu
Ka ndërruar jetë Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara
Ka ndërruar jetë, Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara. Lulzimi ishte një …