Gresa Krasniqi, bija e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit me një fjalim të babait të saj, që e ka mbajtur në Gjykatën Speciale, në Hagë. Në një video të shkurtër të shpërndarë nga Gresa Krasniqi në Facebook, ai dëgjohet duke folur se si është arsimuar për të qenë mësues, por se është detyruar që të luftojë kundër Serbisë. Unë jam intelektual, jam arsimuar për me qenë mësimdhënës por jam detyruar të luftoj kundër Serbisë”, ka thënë Krasniqi në fjalimin e tij në Hagë. Jakup Krasniqi bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, Salih Mustafën, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn e Pjetër Shalën ndodhen në burgun e Gjykatës Speciale në Hagë, të akuzuar gjoja për krime lufte.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …