Shoqata e Veteranve të Luftës së UÇK-ës Tiranë, në njoftimin e sajë mortor njofton, se sipas lajmërimit mediatik të familjes patriotike të Smajl Haradinaj, me hidhërim të thellë mësuam lajmin e pikëlluar për ndarjen e parakohëshme nga jeta e luftëtarit të Kombit Shqiptar Agron Smajl Haradinaj. Ai lindi në 17 Korrik 1966 në Gllogjan të Dukagjinit në gjirin e një familje të njohur historikisht me ndjenja të trashëguara atdhetare e patriotike. Të lidhur ngushtë kombëtarisht, luftën për çlirimin nga vargojtë e egër kolonial të Beogradit Serb e nisi Smajl Haradinaj babai i Agronit, një nga korifejtë e lëvizjes kombëtare për çlirim, pavarësi e bashkim Kombëtar. Lufta patriotike e Smajl Haradinaj ishte dhe mbeti në historinë kombëtare si simboli i heroizmit dhe sakrificës sublime qoftë dhe familjrisht për tu çliruar njëherë e përgjithm[onë nga tirania Serbe. Beogradi e ndjeu brënda nacinalizmit të vetë vrastar dhe ndërmori hap pas hapi masat më bastatarde e monstuoze kundër idealistit të madh e të vëndosur Smajl Haradinaj, duke e arrestuar, burgosur dhe tortuarua në format e mënyrat më barbare deri në ndërhyrjen brutale në rrugë mjekësore në sistemin mendor të këtij atdhetari e patrioti të shquar të Kosovës.
Por edhe pse barbarizmi nacionalist i Serbve vrastar paralizoi për pak kohë veprimtarinë e Smajl Haradinaj, atë e vazhduan më tej me vrull, guxim, trimëri e mënçuri djemtë e tij e në mënyrë të veçantë Nasim Haradinaj dhe 16 vjeçari Agron Haradinaj. Agroni edhe pse shumë i ri në moshë , u bë heroi më i ri i Kosovës të kolonizuar me dhunë nga Serbia dhe populli Serb si komb e si shtet nacionalist të pangopur me gjak Shqiptarësh të trojeve etnike Shqiptare e sidomos në Dukagjinin tepër lakmues të Beogradit Serbo Sllav. Shteti Serb nuk o ngop me burgosjen e Smajl Haradinaj, por fill pas tij burgosi adoleshentin 16 vjeçar Agron Haradinaj, trimin më të ri të burgjrve vrastare Serbo-Sllave”. Beogradi i thelloi më shumë se kurdoherë masat e rrepta kundër familjes të Smajl Haradinaj, duke e persekutuar, keqë trajtuar, melternuar dhe perndjekur hap pas hapi, duke filluar me Naimen bashkëshorten e Ismajl Haradinaj, djemtë Nasim e Naim Haradinaj, vajzën Shqipe Haradinaj, duke ju mohuar çdo të drejtë njerzore të parashkruar në Kartën e Sanfranciskos dhe Aktin final të Helsinkit.
Në vitin 1990 si rezultat i gjihë këtyre ndërhyrjeve brutale kundër kësaj familje atdhetare e patriotike, e gjithë familja u detyrua të emigraojë në Suedi. Pas 29 Nëntorit të vitit 1997 kur UÇK-ës doli hapur me uniformën e vet e përfaqësuar nga Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Muj Krasniqi, Agron Haradinaj ish djaloshi më i ri i burgjeve i Jugosllavisë Federative e socializmit specifik të sajë, erdhi mëenjëherë në Kosovë, duke u rreshtuar në formacionet luftarake të UÇK-ë në Zonën Operative të Dukagjinit, ku komandant ishte nipi i Smajl Haradinaj legjenda e UÇK-ëp në Dukagjin Ramush Haradinaj, që mbante mbi supet e tij dhe peshën e rëndë të pseudonimit “SMAJL” të të madhit patriot Smajl Haradinaj. Agroni sipas kujtimeve të luftëtarve të asaj zone luftarake, u bë një nga luftëtarët që me shëmbullin e vet kontriboi në organizimin e UÇK-ës, përgatitjen luftarake të luftëtarve të rinj, duke i përgatitur ata ushtarakisht për lloje të ndryshme të luftimeve e njohjes e përdorimit të armatimit, sa më mirë kundër veprimeve luftarake të ushtrisë të federaratë së re Serbe.
Me hapjen e luftës frontale në kufirin Shqiptaro-Shqiptar, kundër Ushtrisë Federative të Jugosllavisë të pagëzuar pas shpërbërjes si Serbosllavi, Agron Haradinaj u emërua si antar i Shtabit të Operacionit “Shigjeta” në ndetyrën e kordimit të veprimeve luftarake të UÇK-ës me NATO, detyrë të cilën e kreu me nder e dinjitet nga 9 Prilli 1999, deri në fund të luftës të operacionit “Shigjeta” të UÇK-ës dhe largimit dhe të ushtarit të fundit Serb nga Kosova në 20 Qershor 1999, karakteristika këto të mësuara nëpërmjet edukimit atdhetar e patriotik nga babai i vet Smajli i Madh i Haradinajve të Dukagjinit luftarak Shqiptar. Pas çlirimit të Kosovës, Agron Haradinaj nuk qëndroi këmbëkryq e duar lidhur për të pritur nga qielli bashkimin e trojeve etnike Shqipëtare me trungun amë. Ai nisur nga përvoja e fituar në luftën e UÇK-ë, në vitin 2000 dha ndihmesën e vet në UÇPMB, për çlirimin e Kosovën Lindore, bashkimin e sajë me Kosovën, nga e cila e kishin ndarë me dhunë. Nga ajo luftë ai doli i zhgënjyer sepse Evropa Serbofile i parapriu tradhëtisë me marrëveshjen e Konçulit. Por trimi i Haradinajve edhe pse humbi, nuk u pendua por vazhdoi më tej luftën për çlirimin e trojeve etnike Shqipëtare të okupuar nën emrin fantazëm Maqedoni. Lufta u zhvillua e rreptë dhe po aqë e vështirë, jo vetëm në frontin e luftimit, por më tepër në diplomaci e politik, ku si rezultat i tradhëtisë të Evropës plakë e pseudodemokratike të re, doli në skenë marrë veshja e Ohrit, marrëveshje kjo që i vuri përsëri kapakun e vjetërur statukuosë maqedone, për tu ktyer nga pjesë e Jugosllavisë Federative, në Ish Republika e Maqedonisë. Agron Haradinaj nuk e gëlltiti këtë transformim fantazues të titistëve të rinj të Shkupit. që e huazuan termin e ri nga dobiçëria politike e e Josif Broz Tito e Cernekovski, që brënda një nate në vitin 1946 e kthyen nga pjesë të Serbisë në Republikë ë Maqedonisë.
Agron Haradinaj ish një nga luftëtarët e parë të UÇK-së, pas luftës në Maqedoni, u ikuadrua gradualist në detyra ë ndryshme për shtetformimin e Kosovës, por lufta e Kosovës I kish lënë pasoja të rënda, që gradualisht ndikuan negativisht në trupin e shëndetin e tij. Shpërthimet raketore të përdorura gjatë bombardimeve të avionve Serbë në Prilep të Deçanit nëpërmjet presioneve shumë të fortë gjatë shpërthimit, i shkaktuan një sëmundje të rëndë e të pashërueshme, si rezultat së cilës Agron Haradinaj shoku ynë i idealeve Kombëtare, ndërroi jetë për tu prehur përjetësisht në tokën ku lindi, u rrit dhe u edukua si atdhetar e patriot guximtar, trim, sakrifikues e këmbëmbëngulës në realizimin e detyrave. Ai prêt që ta përcjellë në banesën e fundit dhevëllai i tij Nasim Haradinaj, që gjëndet pas hekurave në Hagë. Një paradoks me shumë të panjohura i Serbofilëve Evropianë në atë gjykatë të vetë quajtur speciale, ku gjykatës e prokuror të gjëndur nën trysninë e pagave të majme, e ndërtojnë lumturinë e tyre mbi fatkeqësitë e njerzëve liridashës që luftojnë për liri e pavarësi, duke i gjykuar si kriminelë. Turp dhe krim bashkë. Kosova u bind me rastin konkret, ku Nasimin specialët e drejtësisë në Hagë, nuk e lejuan të varroste vëllanë që vrau lufta e Serbisë.Marëzitë e asaj gjykate nuk kanë të ndalur ndaj Shqiptarve. Ato u ndalën vetëm për Serbët. Ashtu ndodhi dhe kur luftohej në Bosnje e Kroaci. U përjashtua Jugosllavia nga OKB për krime lufte. Por për çudinë e gjithë botës sapo Serbia filloi masakrat në Kosovë, OKB e pranoi sërish antare të sajë! Luftëtarët e UÇK-ës të ardhur vullnetar nga Shqipëria, i shprehin familjes së Agron Haredinaj ngushëllimet më të sinqerta dhe ndajnë dhimbjen me ata si pjesë të gjithë familjes të Shqiptarve të kudondodhur. I qoftë dheu i lehtë i tokës ku lindi e u edukua me ndjenjat e zjarrta patriotike të atdhetarisë kombëtare. I prehtë Shpirti në paqe në tokën për të cilën luftoi duke sakrifikuar jetën e vet.
Kryesia e SHVL e UÇK-ës Tiranë
Shpallur me Vendim të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr.1713Dt.19.06.1006
K R Y E T A R I Spiro Butka