Gani Koci

Kryeministri Mustafa nuk pranoi që ministër i Drejtësisë të emërohet Gani Koci

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka insistuar për ta vënë në jetë vendimin, që ka marrë Kryesia e kësaj partie lidhur me emërimin e Gani Kocit në postin e Ministrit të Drejtësisë. Shkak për këtë ka qenë mos pëlqimi nga kryeministri Isa Mustafa, i cili nuk lejon që në kabinetin e tij të jetë një ministër nga radhët e të burgosurve politikë të vitevee 80, kur Mustafa ishte zyrtar i lartë  i regjimit komunist. Po ashtu Gani Koci ka qenë edhe kuadër i lartë i UÇK-së. Për shkak se PDK-ja nuk ka afruar tjetër kandidat, Mustafa mori vendin që  Hajredin Kuçi do të vazhdojë ta drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, por në të njëjtën kohë të jetë edhe zëvendëskryeministër i parë. Këto dy poste Hajredin Kuçi i ka mbajtur  edhe në ish- kabinetin e Hashim Thaçit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …