Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, kërkon nga Kosova e Serbia të arrijnë kompromisin që e kërkon prej tyre Bashkimi Evropian

Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, kërkon nga Kosova e Serbia të arrijnë kompromisin që e kërkon prej tyre Bashkimi Evropian

Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, kërkon nga Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromisin që e kërkon BE-ja. Unë nuk mendoj se dikush do të thotë nëse nuk tregoni rezultate deri më 18 mars se është fundi. Nuk është. Ne kemi punuar në diskrecionin e normalizimit të marrëdhënieve për një kohë shumë të gjatë, veçanërisht në disa të fundit. Ne jemi duke u përpjekur të tregojmë realisht se normalizimi mund të arrihet dhe shpresojmë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve të gjejnë një kompromis. Zbatimi i Planit Evropian për normalizimin e raporteve, është hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin në një periudhë relativisht të shkurtër kohore.  Është e qartë se është e vështirë, por të gjejmë një marrëveshje, një kompromis dhe të ecim përpara drejt BE-së”, ka thënë Konrad shkruan agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …